Budapesti dhe Varshava po grinden me Brukselin për çështje të ndryshme, nga të drejtat e popullatës LGBT deri te liritë e medias.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka theksuar se Hungaria do të mbetet anëtare e BE-së për të siguruar qasje në tregun e saj, ndërsa ka theksuar se Hungaria do të jetë një ndër vendet e fundit që do të largohet nga BE-ja në rast të shpërbërjes, transmeton portal arbresh.info
Komisioni Europian ka filluar procedurat gjyqësore kundër këtyre dy anëtarëve për shkak të, siç thonë ata, diskriminimit ndaj komunitetit homoseksual.
Lideri konservator i Hungarisë, Viktor Orban, tha se për Hungarinë e cila është përfituese neto e fondeve të BE-së, arsyeja kryesore për të qëndruar në BE nuk janë paratë që vijnë nga Brukseli.
“Nëse shikoni tërë vitin, ne marrim më shumë para nga Brukseli sesa paguajmë, por nëse zbritni shumën e parave që kompanitë perëndimore nxjerrin nga vendi (Hungaria) çdo vit, bilanci është negativ,” tha Orban.
“BE-ja është e rëndësishme për Hungarinë sepse i jep asaj treg”, tha ai.
Orban prezantoi një normë tatimore mbi fitimin prej 9 përqind për të tërhequr investime të mëdha në industrinë e automobilave dhe sektorin e prodhimit, gjë që çoi në rritje ekonomike dhe punësim më të lartë.
Kryeministri hungarez tha se ai priste rritje ekonomike prej më shumë se 5.5 përqind këtë vit, duke hapur rrugën për masat për të mbështetur grupet kryesore të votimit përpara zgjedhjeve parlamentare të pranverës së ardhshme, të cilat, sipas sondazheve aktuale, do të jenë të pasigurta./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës