Hungaria ka deportuar një familje gjashtë anëtarëshe nga Afganistani drejt Serbisë, duke i bërë ata që të kalonin gardhin kufitar në errësirë, në një kohë që askush nuk ishte në anën tjetër të kufirit.
Dëbimi i natës u konsiderua shumë i pazakontë dhe u dëshmua nga stafi i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, transmeton portali arbresh.info
Çifti dhe katër fëmijë u morën nga një zonë tranziti për azilkërkuesit deri në kufirin me një kamion policor, dhe ata ishin dukshëm të pikëlluar pasi kalonin drejt Serbisë me gjërat që kishin.
“Hungaria është vendi më i keq në botë”, tha nëna, përderisa policia detyroi që ata të kalonin kufirin.
Gjatë kalimit të kufirit ajo është kthyer nga policia duke u thënë se “mund të vijë një ditë që edhe ata të jenë refugjatë”.
Hungaria ka një vijë të dyfishtë të gardheve në kufirin serb. Ata filluan të ngjiten në mes të vitit 2015, në kulmin e krizës së emigrantëve në Europë, kur ndonjëherë afërsisht 10,000 njerëz në ditë – shumë nga Siria në Irak dhe Afganistan – po hynin në Hungari nga Serbia, në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore.
Qeveria e Hungarisë, në krye me Viktor Orban vazhdon të ndjekë politikat antiemigracion./arbresh.info/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...