Hungaria akuzon BE-në për veprim të ngadaltë në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19

15:14 | 14 Janar 2021
Arbresh.info

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, tha se kufizimet nuk janë mundur të hiqen për shkak se Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) vepron ngadalë në çështjen e sigurimi të vaksinave për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, Szijjarto kritikoi politikën e Komisionit të BE-së për çështjen e sigurimit të vaksinës.

“Të gjithë duke i besuar deklaratave të Brukselit, prisnin që vaksinimi në BE të fillonte me një shpejtësi të jashtëzakonshme në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti dhe si rezultat i kësaj heqjen e kufizimeve që zbatohen aktualisht në vendet e BE-së, por që këto pritshmëri nuk janë realizuar për shkak të Komisionit të BE-së”, tha Szijjarto.

Edhe vaksinat e mbështetura nga BE-ja kanë mbërritur në mënyrë shumë të ngadaltë në BE pretendoi Szijjarto, i cili vuri në dukje se gjatë kësaj në SHBA, në Britani dhe në Izrael vazhdon vaksinimi i njerëzve në mënyrë të shpejtë.

Më tej pasi tërhoqi vëmendjen se reagime ka pasur edhe nga vendet që duan të marrin vaksina nëpërmjet kanaleve të ndryshme të Këshillit të BE-së, Szijjarto shtoi se kryerja e bisedimeve për vaksinat me vendet Lindore është një vendim i drejtë sepse sot disa vende dhe kompani të Evropës Perëndimore kanë kryer bisedime me Rusinë për prodhimin e vaksinës.

Që nga 12 janari në Hungari janë vaksinuar 89.929 persona. Sipas të dhënave të ndara nga Ministria hungareze e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.926 raste të reja duke arritur në gjithsej 347.636 raste, ndërsa me 118 vdekje numri gjithsej i vdekjeve ka arritur në 11.066.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme