Organizata “Human Rights Watch” ka kritikuar propozimin e qeverisë hungareze për të kufizuar birësimin nga ana e çifteve të martuara: lezbike, homoseksuale, biseksuale dhe transgjinore duke e cilësuar “një fyerje ndaj vlerave të përbashkëta evropiane”.
Propozimi pritet të votohet në parlament ku partia e Orbanit, Fidesz, ka një shumicë prej dy të tritave. Vëzhguesi i të drejtave me bazë në Neë York i bëri thirrje Bashkimit Evropian “të paralajmëronte Hungarinë se ndryshimi është në kundërshtim me vlerat e tolerancës dhe mosdiskriminimin të BE-së”.
“Me pretekstin e luftimit të një koncepti të gabuar të ‘ideologjisë gjinore’, qeveria kufizon më tej të drejtat dhe stigmatizon mijëra qytetarë hungarezë”, tha Lydia Gall, studiuese e HRË për Divizionin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
Organizata i bëri thirrje parlamentit hungarez të “refuzonte ndryshimin e propozuar të kushtetutës”. Projektligji ndalon çiftet e gjinisë së njëjtë , njerëzit beqarë dhe çiftet e pamartuara të birësojnë fëmijë. Masa specifikon që vetëm çiftet e martuara do të kenë të drejtë të birësojnë fëmijë, dhe përjashtimet do të bëhen vetëm me raste.
Muajin e kaluar, Orban personalisht komentoi për çështjen e librit në një emision në radio, vetë Orban u shreh se komuniteti LGBT duhet “t’i linte fëmijët tanë të qetë”. Nëse miratohet, ky do të ishte grupi i nëntë i ndryshimeve kushtetuese që kur qeveria e Orbanit erdhi në pushtet për herë të dytë më 2010./oranews
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...