Hungari, gjendet viktima e 27 e përplasjes së anijeve në Danub

15:44 | 6 Korrik 2019
Arbresh.info

Policia e Hungarisë njofton se ka gjetur dhe ka nxjerrë trupin e pajetë të koreanojugores nga lumi Danub, duke e çuar në 27 numrin e viktimave të përplasjes së anijes së udhëtarëve dhe kruzerit që ndodhi më 29 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia sot njoftoi se ka gjetur trupin në fshatin Makad, 58 kilometra në rrjedhën e poshtme nga vendi i përplasjes në urën Margit në Budapest.

Deri më tani është konfirmuar vdekja e 25 nga 33 turistët e Koresë së Jugut si dhe 2 shtetasve hungarezë që ishin pjesë e ekuipazhit të anijes turistike. Një shtetas i Koresë së Jugut ende llogaritet i zhdukur ndërsa 7 janë shpëtuar natën e aksidentit.

Kapiteni i kruzerit “Viking Sigyn”, një shtetas i Ukrainës, është i vetmi i dyshuar për aksidentin deri më tani. Anija turistike “Hableany” u nxorr nga Danubi me një vinç më 11 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme