Një gjykatë hungareze dënoi të enjten katër persona me 25 vjet burg për vdekjen e 71 emigrantëve, viktima të asfiksimit brenda një kamioni në vitin 2015.
Ata u arrestuan pas një operacioni kundër trafikut të qënieve njerëzore.
Të katër personat u dënuan për vrasje, me një vendim gjykate në qytetin e Kecskemetit.
Në gusht 2015, autoritetet gjetën trupat e 59 burrave, tetë grave dhe katër fëmijëve në një kamion të braktisur në një autostradë austriake.
Viktimat vinin nga Afganistani, Iraku dhe Siria.
Ata ishin mes qindra mijëra emigrantëve të tjerë, që po përpiqeshin të hynin në Gjermani gjatë kulmit të krizës më të rëndë të emigrantëve në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore./voa/
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...
Temperaturat e ulëta: Disa këshilla për lëkurë të shëndetshm...
Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas...
Keni akne? Me siguri bëni çdo ditë (padashje) këto pesë gabi...
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...