Google ADS

Hungari, 710 të infektuar në 24 orët e fundit

11:44 | 17 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Hungaria ka konfirmuar 710 raste me koronavirus në 24 orët e fundit dhe numri i përgjithshëm i të të infektuarve ka arritur në 15,170 sipas faqes zyrtare të qeverisë hungareze.

Nëntë pacientë të tjerë vdiqën nga koronavirusi dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 663, raporton agjencia MTI, transmeton portal arbresh.info

Aktualisht, 10,280 raste të infeksionit janë aktive, dhe 328 pacientë po trajtohen në spitale, 21 prej të cilëve janë në një aparat respirator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme