“Histeria rusofobike që ka kapluar Perëndimin gjatë viteve të fundit, duke se po merr fenomen joracional, pasi është thënë se për motin e acartë që kaploi Europën ka faj Rusia”, tha ministri i Jashtëm rus.
Duke folur në një konferencë për shtyp, jatë vizitës së tij në vendin afrikan të Namibisë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se kohët e fundit disa vende duket se janë të gatshme të përdorin pothuajse çdo pretekst për të rritur presionin mbi Rusinë, madje edhe kur bëhet fjalë për motin, transmeton portali arbresh.info
“Shumë çështje të tjera të rëndësishme politike po përdoren gjithashtu në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë”, tha ai.
Europa është goditur nga një stuhi e tmerrshme dhe temperature të ulëta anormale, meqë cikli i Arktikut Hartmut zbriti në rajon nga Rusia.
Acari i quajtur “Bisha nga Lindja” ka marrë një numër të konsiderueshëm jetësh në disa vende europiane./arbresh.info/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...