Humbin shtatë persona jetë nga rrëzimi i helikopterit të OKB-së

15:41 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimin të helikopterit të OKB-së sot në Egjipt pranë kufirit me Izraelin, njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Korporata zyrtare izraelite e transmetimit raportoi incidentin i cili ndodhi në Sinai të Egjiptit verilindor.

Ndërkohë, kanali izraelit i lajmeve “i24” tha se: “Ende nuk kanë detaje në lidhje me incidentin dhe shkaqet e tij”.

Transmetuesi citoi burime izraelite të cilat thanë se: “Transferimi i pasagjerëve të plagosur, të cilët do të barteshin nga ushtria izraelite në Spitalin Mjekësor Soroka në qytetin Beersheba në jug të Izraelit u anulua pasi u bë e qartë se një numër i pasagjerëve kishin vdekur nga plagët e marra”.

“Pjesa tjetër pësoi lëndime të lehta dhe ata morën trajtim në vendin e ngjarjes”, thuhet më tej.

Autoritetet egjiptiane ende nuk janë prononcuar në lidhje me incidentin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme