Të paktën tetë alpinistë kanë humbur jetën nga një stuhi dëbore që shkatërroi kampin e tyre në majën e Himalajeve në Nepal.
Ekipi pesë anëtarësh i Koresë Jugore dhe katër guida nga Nepali ishin në kampin bazë në Mount Gurja kur goditi stuhia, thotë policia, transmeton portali arbresh.info.
Një helikopter ishte në vendin e ngjarjes ku konfirmoi të ketë parë tetë trupa në rrënojat e kampit, por e kishte të pamundur të qëndronte për shkak të kushteve atmosferike.
Alpinisti i tetë nuk është gjetur ende, por dyshohet të ketë vdekur.
“Pesë alpinistë të Koresë së Jugut janë të vdekur, tre shtetas nepalezë janë gjithashtu të vdekur, një udhërrëfyes nepalezë mungon”, tha zëdhënësi i policisë Sailesh Thapa për BBC.
Mediat lokale raportojnë se alpinistja e Koresë së Jugut Kim Chang-ho, personi më i shpejtë në majat e 14 maleve më të larta në botë pa përdorur oksigjen shtesë, është ndër të vdekurit./Arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK