Humbin jetën 2 gra dhe një vajzë 9-vjeçare nga sulmet ajrore në Kyiv

11:02 | 1 Qershor 2023
Artiona Citaku

Dy gra dhe një vajzë 9 vjeçe humbën jetën pas sulmeve gjatë natës në Kyiv. Raportohet për të paktën 14 të plagosur, shumë prej të cilëve kanë kërkuar trajtim spitalor.

Sulmi raketor u kap, deklaroi Ukraina, por mbeturinat “qartësisht zbritën në një zonë banimi”.

Disa banesa u goditën nga mbetjet e raketave duke pësuar dëmtime të shumta. Një pjesë ranë mbi një kënd lojërash në një klinikë fëmijësh.
Këto sulme ndaj kryeqytetit po bëhen përsëri rutinë për njerëzit në Kyiv.

Ditët e fundit, Kyivi është zgjuar nga sirenat dhe tentativat për sulme raketore, 90% e tyre janë kapur nga sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme