Google ADS

Humbi njërin sy në protestat e Rripit të Gazës, fotografi thotë se do të vazhdojë të bëjë foto me syrin tjetër

23:11 | 19 Janar 2020
Arbresh Info

Attiya Darwish u godit me bombolë të gazit lotsjellës në fytyrën e tij në dhjetor të vitit 2018 ndërsa mbuloi protestat në Rripin e Gazës.

Për herë të dytë në më pak se tre muaj, një fotoreporter palestinez ka humbur syrin pasi është shënjestruar nga forcat izraelite gjatë një proteste.

Attiyah Darwish u godit me një bombolë gazi lotsjellës në fytyrën e tij në dhjetor 2018, ndërsa mbuloi protestat javore  në Rripin e Gazës pranë gardhit izraelit, transmeton Telegrafi.

Protestat filluan në mars të vitit 2018, sepse palestinezët kërkuan të drejtën e kthimit në tokat e tyre, ku familjet e tyre u dëbuan me dhunë në vitin 1948.

Sipas qendrës Al Mezan me bazë në Gaza për të Drejtat e Njeriut, të paktën 215 palestinezë janë vrarë gjatë demonstratave, përfshirë dy gazetarë. Dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur.

Humb shikimin në syrin e majtë

Darvish, i cili kërkoi trajtim mjekësor për syrin e tij në Egjipt dhe Jordan, u tha të dielën se ai kishte humbur të gjithë shikimin në syrin e tij të majtë.

“Unë isha duke bërë fotografi, atëherë papritmas ndjeva një goditje të rëndë në fytyrën time me një shpërthim të fort”, tha 32-vjeçari për agjencitë e lajmeve palestineze, duke kujtuar momentin kur u plagos.

“Unë rashë nga dhimbja dhe tronditja”.

Darwish pësoi disa fraktura dhe kocka të thyera në fytyrë dhe nofulla, dhe gjakderdhje të rëndë në syrin e majtë dhe veshin e tij, gjë që fillimisht rezultoi në të paktën 80 për qind të dëmtimit të rëndë të shikimit, thanë mjekët e tij.

Nofulla e poshtme e fotografit u riparua dhe kockat e thyera në anën e majtë të fytyrës së tij u zëvendësuan me një pllakë metalike.

Darwish aktualisht punon për agjencinë palestineze të lajmeve al-Rai dhe ka qenë një fotograf për 10 vitet e fundit.

“Unë nuk e ndiej anën e majtë të fytyrës time. Veçanërisht gjatë të ftohtit dhe kur ha”, tha Darwish, duke shtuar se ai do të vazhdojë të fotografojë.

“Unë ende kam një sy pse të ndalem”, u shpreh ai. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme