Gjatë orëve të fundit, është vrarë në Rripin e Gazës një rezervist izraelit, vetëm pak javë pasi ja doli të fitojë një konkurs kënge në televizion, që i mundësonte edhe pjesëmarrjen në festival, për ta përfaqësuar vendin në Eurosong.
26-vjeçari, Shaul Greenglick, performoi këngën “Israel’s Rising Star” më 3 dhjetor, para se të thërritej për t’u mobilizuar në luftën kundër Hamas.
Në skenë u shfaq me veshjen e tij ushtarake, ku këndoi një baladë popullore. Njëri nga gjyqtarët madje i sugjeroi ta ndërpresë këtu pasionin e tij, pasi më shumë do të shërbente në luftë sesa në festival.
Funerali për Greenglick u mbajt të mërkurën e 27 dhjetorit në Izrael. 166 ushtarë izraelitë janë vrarë deri tani në ofensivën e ushtrisë drejt Gazës./Arbresh.info/
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...