Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka premtuar se do të hetohet ngjarja e rëndë në Izrael, në festivalin fetar, ku humbën jetën 45 persona.
Gjatë vizitës që ia bëri vendit të ngjarjes afër Malit Meron, u shpreh se një hetim serioz do të garantonte që një fatkeqësi e këtij lloji të mos përsëritet më.
“Këtu kishte skena që ta thyenin zemrën. Njerëz të shtypur për vdekje, përfshirë fëmijët”, tha Netanyahu para gazetarëve në vendin ku ndodhi tragjedia.
Së paku 45 persona vdiqën dhe 150 të tjerë pësuan lëndime gjatë ceremonisë që u mbajt gjatë natës në të ashtuquajturin festivali Lag B’Omer, në të cilin morën pjesë dhjetëra mijëra besimtarë çifutë. Nuk është e qartë se përse festa u kthye në tragjedi.
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...