Google ADS

Humb lejen e vozitjes 49 minuta pasi e kaloi testin

16:56 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një adoleshent ka arritur të humbasë lejen e vozitjes vetëm 49 minuta pasi  kishte marrë, njofton policia gjermane.

18 vjeçari ishte duke u kthyer nga testi i suksesshëm i vozitjes kur oficerët në qytetin e Hemer e kontrolluan makinën e tij me radar, transmeton portali arbresh.info.

Ai ishte regjistruar duke ngarë pothuajse dyfishi i limitit të lëvizjes, 85 km/h në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 50 kilometra në orë.

“Disa gjëra zgjasin gjithmonë, të tjerëve as për një orë”, thuhet në deklaratën e policisë gjermane.

I riu kishte katër miq në makinë me të, tha policia rajonale në Märkischer Kreis – dhe spekuloi se ndoshta ai ishte duke u përpjekur për të bërë përshtypje me aftësitë e tij lëvizëse.

Në vend të kësaj, tani ai përballet me një dënim të rëndë.

Ai është ndaluar zyrtarisht për katër javë, por policia tha se do të merrte vetëm licencën e tij pas “ri-trajnimit të shtrenjtë”.

Ai po ashtu ballafaqohet me një gjobë prej 200 eurosh, dy pikë në licencën e tij sapo t’i kthehet dhe periudha e provës si një shofer i ri është zgjatur nga dy vjet në katër./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme