Humb jetën punonjësja e një fabrike në Rusi, e “përpin” makina për bluarjen e mishit

14:48 | 11 Shkurt 2021
S D

Punonjësja e një fabrike të përpunimit të mishit ka humbur jetën, pasi e “përpiu” makina për bluarjen e mishit.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Rusi, ku një grua përfundoi në makinën për bluarjen e mishit, kur dora i ngeci derisa po e fuste një pulë, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të publikuara më poshtë, shfaqin fabrikën në Belosuovo, ku makina për bluarje të mishit e “përpinë” punonjësen.

Sipas hetuesve rusë, punonjësja ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa makina ia kishte prekur më së shumti gjoksin dhe duart.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme