Humb jetën një 17 vjeçar shqiptar në Itali

21:08 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Një rast tragjik ka ndodhur në Itali, pasi një 17 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në ujërat e lumit Chiusella.

Adoleshenti banues në Settimo Torinese, ka hyrë sot në ujërat e lumit Chiusella, në zonën e Alice Superiore dhe nuk ka dalë më i gjallë prej andej.

Sipas, “La Repubblica” rreth orës 13.30 ai po lahej me dy bashkëkombës të tjerë të rinj në “Guje (GOLE) të Garavot”, por në një moment ai nuk u rishfaq.

Hipoteza është se ai u mbërthye mes shkëmbinjve nën ujë.

Miqtë menjëherë u vunë nën alarm dhe u përpoqën të ndërhyjnë, por më kot.

Zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve shkuan në vendin e ngjarjes duke gjetur trupin e të riun të pajetë./bw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme