Carl Andre, një artist minimalist amerikan, i njohur për qasjen e tij novator ndaj skulpturës , ka vdekur në moshën 88-vjeçare.
Sipas Euronews Culture, Andre, i cili u akuzua për vrasjen e gruas së tij Ana Mendieta në 1985, ishte një pionier i hershëm i lëvizjes së artit minimalist, duke e reduktuar skulpturën në formën e saj më të thjeshtë.
I lindur në Masaçusets në vitin 1935, Andre ishte një udhërrëfyes mes Minimalistëve, një kolektiv artistësh që, në fillim të viteve 1960, e reduktuan skulpturën në komponentët e saj thelbësorë duke krijuar forma nga materiale industriale pa lidhje emocionale.
“Carl Andre ripërcaktoi parametrat e skulpturës dhe poezisë nëpërmjet përdorimit të materialeve industriale të pandryshuara dhe qasjes novatore ndaj gjuhës,” tha përfaqësuesi prej kohësh i Andre në Nju Jork në Galerinë Paula Cooper.
Deklarata shton: “Ai krijoi mbi dy mijë skulptura dhe një numër të barabartë poezish gjatë karrierës së tij gati shtatëdhjetëvjeçare, i udhëhequr nga një përkushtim ndaj lëndës së pastër në rregullime të qarta gjeometrike”.
Por për shumë njerëz, arritjet artistike të Andres janë të vështira për t’u admiruar, për shkak të akuzave për vrasjen e gruas së tij të tretë, Ana Mendieta, e cila ra nga dritarja e banesës së tij në 1985.
Pavarësisht shfajësimit të Andre në 1988, protestat pasuan vazhdimisht ekspozitat e tij./euronews.al
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...