Pronari i një kompanie kanadeze, që merrej me monedha kriptike virtuale ka vdekur në mënyrë të papritur, por kjo nuk është më e keqja. Me vete ai ka marrë edhe fjalëkalimin sekret të më shumë se 100 mijë klientëve.
Këta të fundit kanë humbur më shumë se 190 milion dollarë dhe të gjitha kërcënimet kanë rënduar mbi vejushën e të ndjerit Gerald Cotten.
Vejusha Cotten tha për Gjykatën e Lartë të Nova Skotias, në Kanada, që ajo e pranon se kompania Quadriga i detyrohet klientëve rreth 190 milionë dollarë, por ajo nuk e hap dot llogarinë e të shoqit.
Për këtë arsye, gjykata i ka dhënë kompanisë mbrojtje nga paditë e klientëve të revoltuar, për të paktën 30 ditë, me shpresën se do të gjejnë fjalëkalimin.
Laptopi që përdorte pronari i është dërguar një kompanie të specializuar. Ende nuk është bërë dot e mundur hapja e tyre, pasi i ndjeri ka përdorur sisteme të forta sigurie.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...