Steven Weber Jr. nga Luisiana e Shteteve të Bashkuara, është mbytur në ujë derisa po i propozonte martesë të dashurës Kenesha Antoine, derisa ndodheshin për pushime në Tanzani.
Në videon drithëruese, ai shihet duke treguar një shënim në letër dhe më pas unazën, derisa nxiton të del nga uji, sepse po mbetej pa frymë.
“Ti nuk do të dalësh kurrë nga ajo thellësi, që të më dëgjosh përgjigjen time. Po, një milionë herë po, do të martohesha me ty”, ka shkruar Antoine në llogarinë e saj në Facebook.
“Ne nuk mundëm të përqafoheshim dhe të festojmë fillimin e pjesës tjetër të jetës sonë së bashku, pasi dita më e mirë e jetës sonë u shndërrua në më të keqen, në kthesën më të egër të fatit të imagjinueshëm.”
Departamenti Amerikan i Shtetit, ka lëshuar një deklaratë, ku thuhet se ‘është në dijeni për vdekjen e një qytetari të Shteteve të Bashkuara në Tanzani’, derisa pos ngushëllimeve për të afërmit e tij, ofrohet edhe ndihmë në zgjidhjen e rastit.
Deri më tani, ende nuk ka një raport final, për aryet e mbytjes së tij unë ujë, ndërsa po punohet që arsyet të zbardhen në tërësi.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit