Humb betejën me Covid-19 kryediplomati i Zimbabvesë

14:40 | 20 Janar 2021
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Ndërkombëtare të Zimbabves, Sibusiso Moyo ka humbur jetën në moshën 61-vjeçare si pasojë e koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Informimit të Zimbabves, Jenfan Muswere konfirmoi se Moyo ka humbur jetën në spitalin në kryeqytetin Harare, ku zhvilloi betejën me COVID-19.

Bëhet fjalë për ministrin e tretë në Qeverinë e Zimbabves që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Më herët, betejën me COVID-19 e humbi ministri i Bujqësisë, Perence Shiri dhe ministrja shtetërore për Çështje Provinciale, Manicaland Ellen Gwaradzimba.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme