Një grup i të drejtave të njeriut të shtunën kritikoi Turqinë për përdorimin e “forcës vdekjeprurëse” kundër personave të zhvendosur sirianë që u përpoqën të kalonin në territorin e saj dhe i bëri thirrje Ankarasë të ndalë kthimin e saj “të dhunshëm” dhe të hapë kufirin ndaj tyre.
Sipas Human Rights Watch, plumbat e rojeve të kufirit turk kanë vrarë 10 persona në muajt e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 272,000 njerëz kanë ikur nga luftimet në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë, ku forcat qeveritare kanë luftuar që nga dhjetori kundër Organizatës së Çlirimit të Shamit dhe fraksioneve të tjera militante.
“Rojet kufitare turke me Sirinë kolektivisht i kthejnë azil-kërkuesit sirianë duke u përpjekur të kalojnë në Turqi”, tha Human Rights Watch në një deklaratë.
“Sirianët që ikin në kufirin turk në kërkim të sigurisë dhe azilit po detyrohen të kthehen me plumba dhe abuzime”, thuhet në deklaratë, drejtori i Departamentit të Lindjes së Mesme në Human Rights Watch, Maa Fakih, transmeton portali arbresh.info.
Organizata shtoje se refugjatët të cilët arritën të kalonin në Turqi nga maji deri në dhjetor 2017, kanë thënë se rojet kufitare turke kishin qëlluar kundër tyre dhe se ata ishin rrahur, ndaluar dhe mohuar ndihmën mjekësore.
Trembëdhjetë vetë raportuan se rojet kufitare kishin vrarë 10 vetë, përfshirë një fëmijë.
“Qeveria turke duhet të japë udhëzime të unifikuar për rojet kufitare në të gjitha pikat e kalimit për të mos përdorur forcën vdekjeprurëse kundër azil kërkuesve”, tha organizata, duke theksuar se “asnjë azilkërkues nuk duhet të keqtrajtohen”.
“Turqia duhet të lejojë mijëra sirianë të dëshpëruar që kërkojnë azil për të kaluar kufirin,” tha ajo.
Njerëzit e zhvendosur janë në një udhëtim të rrezikshëm para se të arrijnë fusha më të sigurta, disa prej të cilëve paguajnë kontrabandistë deri në 8,000 dollarë për person për të arritur në Turqi.
Turqia pret më shumë se 3 milionë refugjatë sirianë që kanë ikur nga konflikti shtatëvjeçar, por tani po përpiqen të zhvendosin njerëzit e zhvendosur në kampe në anën siriane të kufirit. Libani pret mbi një milion refugjatë dhe Jordania ka rreth 630,000 të regjistruar./Arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj