10 për qind e njerëzve më të pasur në botë kanë rritur pasurinë e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit dhe tani zotërojnë më shumë shumë se gjysmën e pasurisë së botës, thuhet në një hulumtim të kryer nga Laboratori i Parisit për Pabarazinë në Botë.
Miliarderët kanë rritur më shumë pasurinë e tyre në vitin 2020 që kur organizata filloi të publikonte raporte, ka gjetur një grup ekonomistësh të mbledhur nga ekonomisti i njohur francez Thomas Piketty, transmeton portal arbresh.info
Në të njejtën kohë, rreth 100 milionë njerëz janë zhytur në varfëri ekstreme.
Lejet me pagesë dhe përfitimet në vendet më të pasura në pandemi luajtën një rol kyç, duke parandaluar që edhe më shumë njerëz të zhyten në varfëri. Vendet më të varfra nuk kishin burime për të rritur të ardhurat dhe për të ruajtur vendet e punës, theksojnë studiuesit në Laboratorin për Pabarazinë në Botë.
Dhjetë për qind më të pasurit tani gjenerojnë 52 për qind të të ardhurave globale, dhe gjysma më e varfër e popullsisë vetëm tetë për qind.
Një për qind e më të pasurve në botë zotërojnë më shumë se një të tretën e pasurisë totale shtesë të akumuluar që nga viti 1995, ndërsa gjysma më e varfër e popullsisë globale ka marrë vetëm dy për qind.
Sondazhi zbuloi se 52 individët më të pasur në botë e kanë rritur pasurinë e tyre me 9.2 për qind në vit gjatë 25 viteve të fundit.
Hulumtimi ka theksuar se vendet e pasura kanë rritur fitimet gjatë 40 viteve të fundit, por jo edhe qeveritë.
Vendet e pasura në pronësi të sektorit publik nuk kanë parë ndonjë rritje, pasi e tërë pasuria është në duart e privatëve.
Kriza e pandemisë e ka përkeqësuar më tej këtë prirje, pasi qeveritë e sektorit privat kanë marrë hua ekuivalente me 10 deri në 20 për qind të PBB-së. Niveli i ulët i pasurisë së qeverive do të ketë implikime të rëndësishme për kapacitetin e tyre për të trajtuar pabarazinë në të ardhmen, por edhe sfidat kryesore të shekullit të 21-të, siç janë ndryshimet klimatike, paralajmërojnë studiuesit.
Hulumtimi ka zbuluar se Europa është rajoni me nivelin më të ulët të pabarazisë në botë, duke llogaritur se 10 për qind e më të pasurve kanë 36 për qind të të ardhurave totale.
Niveli më i lartë i pabarazisë është regjistruar në Afrikën e Veriut, ku 10 përqind e më të pasurve kanë 58 përqind të të ardhurave totale.
Për të zbutur pabarazinë, ekonomistët po bëjnë thirrje për një “taksë modeste progresive mbi pasurinë e multimilionerëve globalë” për t’u rishpërndarë dhe po propozojnë masa më të ashpra për të luftuar evazionin fiskal./bbc/arbresh.info/
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite