Zv/menaxheri i kompanisë në Turqi, Liang Dongbo, thotë se Gjigandi kinez i teknologjisë nuk do të pengohet nga rrethanat globale.
Gjigandi kinez i teknologjisë Huawei do të ndjekë investime të mëtejshme në Turqi dhe nuk do të pengohet nga rrethanat globale, tha zv/menaxheri i kompanisë në Turqi, Liang Dongbo.
“Huawei ka qenë aktiv në Turqi për 17 vite dhe ka bërë përpjekje të rëndësishme nëpër gjithë vendin”, tha Liang për Anadolu Agency (AA).
“Turqia është një qendër kritike për zhvillimin e sistemit të Shërbimeve Celulare të Huaweit (HMS), i cili ka një rëndësi të madhe për kompaninë”, tha ai.
Liang tha se Huawei ka rritur investimet në 1 miliard dollarë për të inkurajuar zhvilluesit të publikojnë aplikacionet e tyre përmes platformës HMS.
Ai theksoi se kompania synon të inkurajojë përdorimin e gjerë të telefonave të mençur, orëve, laptopëve dhe produkteve të tjera.
Liang gjithashtu tha se ndërmarrja punëson 1.300 punonjës në Turqi, 90 për qind prej të cilëve janë shtetas turq, duke shtuar se ka mbi 450 inxhinierë që punojnë në Turqi, që përqendrohen në rrjetin 5G, inteligjencën artificiale dhe sfera të tjera.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...