Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, paralajmëroi se sulmet ajrore izraelite në Liban po vënë civilët “në rrezik të madh”, duke bërë thirrje për hetim ndërkombëtar të armiqësive në Liban dhe në veri të Izraelit.
Në sulmet ajrore izraelite të hënën në Liban u vranë të paktën 558 persona, që ishte dita më e përgjakshme që nga lufta e fundit civile në Liban më 1975-1990. Ndërkaq, Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – gjuajti një breshëri raketash drejt veriut të Izraelit, duke detyruar civilët që të largoheshin për në strehimore.
“Më shumë se 1.000 sulme ajrore në mbarë Libanin kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë plagosur mijëra të tjerë” gjatë kësaj jave, dhe këto sulme “po vënë në rrezik civilët në mbarë vendin”, u tha në deklaratën e HRW.
Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara “duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të nisur një hetim të pavarur lidhur me shkeljet e mundshme në armiqësitë aktuale”, tha drejtoresha për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në HRW, Lama Fakih.
“Është parësore për Izraelin dhe Hezbollahun që të respektojnë ligjet e luftës dhe të minimizojnë viktimat në mesin e civilëve”, tha ajo, duke shtuar se prania e komandantëve të Hezbollahut, raketahedhësve apo pajisjeve të tjera ushtarake në zonat e banuara “nuk justifikon sulmet e këtyre zonave, duke shpërfillur popullatën civile”.
Që nga e hëna, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim të OKB-së, afër 90.000 persona janë zhvendosur në Liban.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian./rel
Intervenim emergjent në një transformator, një pjesë e insti...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...