Grupi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se shkatërrimi i katër ndërtesave të larta nga Izraeli gjatë ofensivës së tij në Rripin e Gazës mund të përbëjë krime lufte.
“Sulmet ajrore të ushtrisë izraelite që shkatërruan katër ndërtesa të larta në Gaza gjatë luftimeve të majit 2021 me sa duket shkelën ligjet e luftës dhe mund të përbëjnë krime lufte”, tha HRW në një deklaratë.
Grupi i të drejtave me seli në New York mohoi akuzat e Izraelit se grupet e armatosura palestineze i përdorën këto ndërtesa për “qëllime ushtarake” dhe thanë se Izraeli “nuk dha prova për të mbështetur ato akuza”.
“Sulmet në dukje të paligjshme izraelite daj katër kullave të larta në Gaza shkaktuan dëme serioze dhe të qëndrueshme për palestinezët e panumërt që jetonin, punonin, blinin ose përfitonin nga bizneset me bazë atje”, tha Richard Weir, studiues i krizave dhe konflikteve i HRW-së.
“Ushtria izraelite duhet të shpallë publikisht dëshmitë që thotë se është mbështetur për të kryer këto sulme”, shtoi ai.
HRW tha se nuk gjeti dëshmi se anëtarët e grupeve palestineze të përfshira në operacionet ushtarake kishin një prani aktuale ose afatgjatë në ndonjë nga kullat në kohën kur ata u sulmuan.
Kombet e Bashkuara raportuan se Izraeli vrau 260 njerëz në Gaza, të paktën 129 prej tyre civilë, përfshirë 66 fëmijë. Autoritetet e Gazës gjithashtu thanë se 2.400 njësi banimi u bënë të pabanueshme së bashku me shkatërrimin e mbi 2.000 objekteve industriale, tregtare dhe të shërbimit në të gjithë territorin bregdetar.
“Gjatë armiqësive të majit, sulmet e paligjshme izraelite jo vetëm vranë shumë civilë, por gjithashtu shkatërruan kulla të larta, duke fshirë shumë biznese dhe shtëpi, duke shkatërruar jetën e mijëra palestinezëve”, tha Weir, duke shtuar se vetëm financimi i donatorëve nuk mund të rindërtojë Gazën, por kërkon fund të bllokadës së vazhdueshme të vendosur ndaj territorit palestinez.
Izraeli ka vendosur një bllokim në Gaza që nga viti 2007, duke ndikuar keq në jetën e përditshme në enklavën bregdetare./AA/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...