HRW: Regjimi i Asadit ka përdorur ndihmat humanitare si armë

08:59 | 8 Gusht 2019
Arbresh.info

Forcat e inteligjencës dhe sigurisë së regjimit të presidentit Bashar al-Asad janë përfshirë në rrjedhën dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare që nga fillimi i konfliktit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Regjimi i Asadit krijoi një kornizë politike dhe ligjore, nën të cilën ndihma humanitare u përdor për qëllimet e veta dhe për të financuar krimet e saj, ndërsa ndihma është shpërndarë në mënyrë selektive, njoftoi Human Rights Watch (HRW).

Ueb faqja HRW theksoi se dokumentet e marra nga Qendra siriane për drejtësi dhe përgjegjësi (SJAC), një organizatë siriane për të drejtat e njeriut, zbulojnë se shërbimet e inteligjencës siriane kanë ndërhyrë në shpërndarjen e ndihmave humanitare në Siri për një periudhë të gjatë.

Përmes intervistave me humanistët që veprojnë në Siri dhe përmes një përmbledhjeje të materialit në dispozicion publik, HRW zbuloi se autoritetet siriane kanë zhvilluar një kornizë politike dhe ligjore që u lejon atyre të kanalizojnë burimet e ndihmës humanitare për të financuar krimet e tyre, ndëshkuar kundërshtarët dhe shpërblyer ata që janë besnikë ndaj autoriteteve.

Dokumentet e analizuara nga SJAC përfshijnë urdhra nga Administrata Siriane e Sigurisë Politike, agjencitë e inteligjencës të njohura për tortura dhe arrestime arbitrare.

Në korrespondencat theksohet se Administrata degëve të saj u jep kahje në atë se nëse duhet lejuar ose kufizuar qasjen e ndihmës. Në urdhrat qartazi shihet se vendimet bazohen në arsye politike dhe jo në nevoja sigurie ose humanitare. Ekzistojnë konsiderata nëse zonat ku shpërndahej ndihma humanitare ishin nën kontrollin e opozitës, apo nëse kishte familje të luftëtarëve të opozitës atje.

Regjimi sirian thuhet se po përdor forcat e tij të sigurisë për ta bërë këtë, duke kërkuar që ata të ndërhyjnë gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare.

Korrespondenca e korrikut të vitit 2014 tregon se si regjimi i Asadit e ndau vendin në “zona të sigurta dhe të ngrohta” dhe nxori urdhra që të mos lejonin dërgimin e ndihmave në zonat e ngrohta.

Po ashtu mund të shihet me zonat e sigurta në këtë periudhë konsideronin rajonin Jisr Es-Sugur, Fua dhe Keferya, rajonet që ishin nën kontroll të regjimit të Asadit, ndërsa zonat e ngrohta konsideronin fshatrat nëpër Idlib, përgjatë kufirit me Turqinë.

Edhe në një dokument të vitit 2014 mund të lexohet paralajmërimi se ndihma medicinale nuk dërgohet në rajonet e ngrohta, gjegjësisht nëpër spitale që kanë mbështetje të huaj dhe që kurojnë pjesëtarë të opozitës.

Raporti i SJAC përfshin gjithashtu ankesa nga Kombet e Bashkuara (OKB) se “forcat e sigurisë konfiskuan furnizime humanitare dhe arrestuan personat”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme