Organizata thotë se kjo do të rrisë censurën në Rusi.
Anastasia Zlobina, koordinatore për Evropën dhe Azinë Qendrore në HRW, tha në një deklaratë më 23 nëntor se “bllokimi i plotë i platformave në internet të përdorura nga miliona rusë, siç propozon ky projektligj, bën të kundërtën e mbrojtjes së qasjes në informacion”.
Projektligji i ri, i cili u paraqit në parlament më 19 nëntor, parasheh që të ketë një regjistër për “pronarët e faqeve të internetit” që censurojnë “informacione me rëndësi publike”, nëse autoritetet gjykojnë se censura është “diskriminuese ose e bazuar në sanksione ekonomike dhe politike kundër Rusisë”.
Legjislacioni i propozuar autorizon prokurorin e përgjithshëm të urdhërojë bllokim të plotë ose të pjesshëm të faqeve të internetit, nëse ato vazhdojnë të “shkelin” të drejtën e rusëve për qasje në informacion.
Që nga prilli, autoritetet ruse regjistruan të paktën 20 raste, në të cilat platformat në internet si Twitter, Facebook ose YouTube censuruan përmbajtjen nga kompanitë shtetërore të mediave ruse si RT dhe RIA Novosti.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në qershor vendosi për katër çështje të ngritura kundër Rusisë, duke thënë se bllokimi i faqeve në internet shkel të drejtën e pronarëve për të dhënë informacion dhe të drejtën e publikut për t’i pranuar ato./rel