Google ADS

Hoteli urdhëron hebrenjtë të bëjnë dush para se të përdorin pishinën

17:53 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Një hotel zviceran ka vendosur një shenjë ku klientëve hebrenj u kërkohet të bëjnë dush para se të përdorin pishinën.

Hoteli në fshatin alpin të Arosas në lindje të Zvicrës është duke u akuzuar për anti-semitizëm, pasi një mysafir i zemëruar postoi fotografinë e shenjës në Facebook, transmeton portali arbresh.info.

“Mysafirë hebrenj, gra, burra dhe fëmijë, ju lutem bëni dush para se të shkoni të notoni”, thuhet në këtë shenjë.

hebrenj

Historia shpejt bëri bujë nëpër mediat sociale, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga zyrtarët izraelitë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme