Google ADS

Hospitalizohet presidenti i Brazilit një javë pas operacionit

13:14 | 8 Shkurt 2019
Arbresh.info

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është hospitalizuar nga pneumonia, një javë pas operacionit për të larguar qesen e zorrës së trashë.

Lideri i së djathtës ekstreme është prekur nga ethet gjatë qëndrimit në spital, por në një postim tha se ishte mirë, transmeton portali arbresh.info.

Bolsonaro kishte një operacion me 28 janar për të hequr qesen e kolostomisë që ishte vendosur pasi u ther me thikë gjatë fushatës zgjedhore.

Ai fillimisht pritej të qëndronte në spital për 10 ditë, por këtë javë zëdhënësi i tij tha se do të qëndronte të paktën deri më 11 shkurt për shkak të etheve dhe komplikimeve të tjera.

Zëdhënësi presidencial Otavio Rego Barros tha në një konferencë shtypi se presidenti ishte në kujdesin gjysmë-intensiv.

Ai tha se Bolsonaro kishte një ethe 38 gradë të mërkurën dhe pneumoni bakteriale.

Nëse presidenti nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij, atëherë nënkryetari Hamilton Mourao, një gjeneral në pension i cili tashmë është ndeshur me Bolsonaro për një numër çështjesh, do të merrte përgjegjësinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme