Lideri i burgosur i kultit Charles Manson është dërguar në spitalin e Bakersfiels, dhe besohet të jetë në prag të vdekjes.
Manson është hospitalizuar tre ditë më parë dhe është iu nënshtruar disa trajtimeve nën përcjelljen e policisë, raporton TMZ, transmeton portali arbresh.info
“Është vetëm çështje kohe”, ka thënë një burim për ueb faqen.
Los Angeles Times konfirmoi se Manson ishte në spital, por nuk mundi të konfirmonte gjendjen e tij.
Manson gjithashtu u shtrua në spital në janar për një problem serioz mjekësor.
Në vitet ’60, si një ish i dënuar karizmatik, ai mblodhi një grup të arratisurish të njohur si “Familja Manson”. Po atë vetë, ai drejtoi ndjekësit e tij të rinj, kryesisht femra për të vrarë aktoren shtatzënë Sharon Tate dhe gjashtë të tjerë, në atë që prokurorët kanë thënë se ishte një plan për të nisur një luftë raciale./arbresh.info/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...