Hospitalizohet infermierja nga Covid-19, pasi testi i doli njëherë negativ

21:41 | 14 Korrik 2020
Arbresh.info

Një infermiere e kujdesit intensiv e ka gjet veten në pozitën e disave prej pacientëve që ka kaluar javë duke trajtuar, pasi u hospitalizua e Covid-19 ani pse testoi negative në test.

Heather Valentine, 24- vjeçe nuk është e sigurt se nga kush e mori dhe i ka thënë për CNN që madje as nuk e pranonte se kishte simptoma, transmeton portali arbresh.info.

Valentine ishte e rraskpaitur një javë më parë pas javës së tretë të ndërrimit në Houston, tha ajo, por nuk mendoi shumë për këtë derisa dolën në pah dhimbjet e trupit, ethet dhe kollë e vogël.

Të mërkurën, Valentine tha që ajo bëri një test të shpejtë të antitrupave, i cili u kthye negativ. Testet e antitrupave mund të ndihmojnë në identifikimin e infeksioneve të fundit, jo ato aktuale, megjithëse edhe kur antitrupat janë të pranishëm, testet mund të jenë të gabuara deri në gjysmën e kohës, vuri në dukje në maj Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve.

Të nesërmen, ajo bëri një test viral që gjithashtu u kthye negativ. Ështjet me mostrat, testimi ose koha e testeve të gjitha mund të çojnë në negativë të rremë. Nuk është e qartë nëse ajo u testua përsëri.

Të shtunën, mjeku i saj Joseph VAron, e thirri dhe i kërkoi Valentine t’i nënshtrohet një skanimi CT, tha ajo. Mes testeve të CT-së që tregonin efektet e virusit në mushkritë e saja dhe rezultatet e tjera laboratorike, Valentine tregoi që VAron i tha se ai ishte i bindur që ajo kishte Covid-19, ani pse testi me strisho i kishte dalë negativ.

“Do të më duhej të intubohesha nëse do të prisja edhe disa ditë më shumë”, tha Valentine, “që është çmenduri ta dëgjosh si një infermiere e repartit intensiv”.

Teksas raportoi 10,351 raste të reja të shtunën, duke zbritur rekordin e mëparshëm të 10.028 të vendosur më 7 korrik, sipas Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore të Shtetit. Me një rritje të rasteve të reja, nivelet e shtrimit në spital në të gjithë SHBA janë njëkohësisht në rritje, duke bërë që disa mjekë të dhomave të urgjencës të shqetësohen për të ardhmen e afërt.

Pavarësisht se sa i ri apo sa i shëndetshëm dikush mendon se janë, Valentine tha që është e rëndësishme të jeni ende të kujdesshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme