Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, është shtruar në spital për shkak të simptomave, të cilat mjekët i përshkruan si mundim dhe dhimbje stomaku.
Qendra Klinike Universitare e Banja Llukës i tha Radios Evropa e Lirë se Dodik, 61-vjeçar u shtrua në spital më 21 dhjetor.
Duke përshkruar gjendjen e tij shëndetësore si “të qëndrueshme” dhe “jashtë rrezikut për jetën”, mjekët thanë se se një procedurë e hollësishme diagnostikuese ishte në proces.
Zyra e Dodikut, përmes një deklarate më 19 dhjetor tha se ai doli negativ në testin e koronavirusit.
Dodik, ishte në vetizolim pasi ka pasur kontakt me një person të infektuar me COVID-19, tre ditë më parë.
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana