Horror në Londër, dhunohet dhe grabitet gruaja në pikë të ditës

15:09 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Policia është vënë në kërkim të një personi i cili ka dhunuar dhe grabitur një grua nën kërcënimin e thikës në pikë të ditës në Londër.

Viktima, në të 40-tat ishte duke ecur në park, kur një burrë e kërcënoi me një thikë para se të niste një sulm të sëmurë seksual, transmeton portali arbresh.info.

Pas sulmit brutal, që ndodhi rreth orës 14:15 në kohën lokale, përdhunuesi vodhi çantën e viktimës para se të ikte nga vendi i ngjarjes.

Raportet sugjerojnë që thirrjet e viktimave u dëgjuan nga kalimtarët të cilët i shkuan në ndihmë.

Policia thotë se gruaja është dërguar në spital për t’u trajtuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme