Një ngjarje makabre ka tronditur Francën, pasi një vajzë 5-vjeçare është gjetur e pajetë në një qese plehrash në një apartament në Rambervillers.
Prindërit me origjinë rumune kishin denoncuar zhdukjen e vogëlushes pasdite.
“Vajza e vogël u gjet e pajetë në banesë. Ishte policia që e gjeti trupin. U përpoqën të bënin masazhe në zemër, por nuk mundën të bënin asgjë. Për fat të keq ishte tepër vonë”, tha kryebashkiaku Jean-Pierre Michel.
Për ngjarjen policia ka arrestuar 16-vjeçar, i cili ndodhej në banesën ku u gjet trupi i viktimës.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës u gjet në një shtëpi që ndodhet rreth njëqind metra larg shtëpisë së sulmuesit të dyshuar.
Sipas kryebashkiakut, djali i arrestuar ishte “i njohur për policinë bashkiake dhe sigurisht për xhandarmërinë për fakte që kishin të bënin me abuzimin seksual” ndaj të miturve./abcnews.al
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...