Legjislatura e Hong Kongut e tërhoqi zyrtarisht projekt-ligjin që ka shkaktuar protesta tash e saj muaj.
Masa, që do të lejonte që kriminelët e dyshuar të ekstradohen në Kinë, ka nxitur zemërim, prejse është paraqitur për herë të parë në prill.
Qindra-mijëra njerëz kanë dalë në rrugë dhe projekt-ligji më pas është pezulluar.
Por, protestat kanë vazhduar dhe janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë pro demokracisë dhe kundër ndikimit në rritje të Kinës.
Kjo është cilësuar si kriza më e rëndë për Hong Kongun qëkur ish-kolonia britanike i është kthyer Kinës në vitin 1997.
Tërheqja zyrtare e projekt-ligjit është vetëm njëra nga pesë kërkesat e protestuesve.
Të tjerat përfshijnë: moskarakterizimin e protestave si trazira, lirimin e protestuesve të arrestuar, hetime të pavarura të brutalitetit të dyshuar të policisë dhe zbatimin e plotë të së drejtës për të votuar.
Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë se kërkesat e tjera nga protestuesit janë jashtë kontrollit të saj.
Gazeta Financial Times raportoi se Qeveria e Kinës po harton plane për të larguar nga detyra zonjën Lam.
Nëse presidenti kinez, Xi Jinping, e miraton planin, ajo do të zëvendësohej nga një udhëheqës i përkohshëm, raportoi Financial Times.
Zyra e zonjës Lam i tha BBC-së se nuk i komenton “spekulimet”.
Ministria e jashtme e Kinës tha se raporti i Financial Times është “një thashetheme politike, me motive të ulëta”./REL
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...