Hong Kongu po përballet me valën e tretë të coronavirusit, shtrëngon masat

10:57 | 14 Korrik 2020
A. B.

Hong Kongu do t’i shtojë kufizimet në udhëtime dhe distancë sociale për shkak të përballjes me valën e tretë të rasteve të koronavirusit.

Të hënën, qyteti i raportoi 52 raste të reja. Prej tyre, 41 ishin raste të infektimit lokal dhe 11 të ardhura nga jashtë. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 1,521 persona, shkruan “CNN”.

Vetëm gjatë shtatë ditëve në kaluara janë regjistruar 236 raste të reja, që paraqet rritje alarmante për këtë vend, që është vlerësuar për masat e shpejta dhe efektive kundër pandemisë.

Për shumë javë para kësaj rritjeje, numri ditor i rasteve ishte njëshifror dhe kishte ditë që nuk regjistrohej asnjë rast i ri.

Sipas rregullave të reja, udhëtarët që vijnë nga zonat me rrezikshmëri të lartë duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë të infektuar. Numri më i madh i njerëzve që mund të tubohen në një vend do të jetë katër, ndonëse më parë ishte 50.

Restorantet nuk do të kenë të drejtë të lejojnë më shumë se katër klientë në të njëjtën tavolinë. Qendrat e lojërave dhe fitneset do jenë të mbyllura për një javë, ndërsa maskat janë të obligueshme në tërë transportin urban. / Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme