Deklarata vjen pasi presidenti amerikan kritikoi Kinën për ligjin e ri të sigurisë kombëtare mbi Hong Kongun.
Hong Kongu është një pjesë e pandashme e Kinës, tha një zëdhënës i qeverisë lokale në reagim ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump për ligjin e ri të sigurisë.
Në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve Xinhua, zëdhënësi i rajonit special administrativ Hong Kong (HKSAR) shprehu “keqardhje të thellë” se qeveria amerikane vazhdon të “njollosë dhe demonizojë të drejtat legjitime” dhe detyrimet e Kinës ndaj Hong Kongut.
“Hong Kongu është një pjesë e pandashme e Kinës dhe çdo sugjerim se Kina nuk ka të drejtë të mbrojë territorin e vet nga separatistët, terrori dhe anarkia nuk i reziston kontrollit dhe ndjenjës së hipokrizisë dhe standardeve të dyfishta”, tha zëdhënësi i qeverisë lokale, duke shtuar se ligji i ri i sigurisë kombëtare në Hong Kong ka për qëllim “rikthimin e stabilitetit” në shoqërinë e Hong Kongut.
Trump të premten urdhëroi administratën e tij që të ndalonte trajtimin preferencial të Hong Kongut sipas ligjit amerikan në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj vendimit të Kinës për të zbatuar ligjin e sigurisë kombëtare në territorin gjysmautonom.
“Unë e udhëzoj administratën time që të fillojë procesin e eliminimit të përjashtimeve nga politika që i japin Hong Kongut trajtim të ndryshëm dhe të veçantë”, u tha Trump gazetarëve Shtëpinë e Bardhë, duke përmendur se direktiva do të përfshijë të gjitha marrëveshjet bilaterale me Hong Kongun, nga tregtia deri në ekstradim.
“Ne do të ndërmarrim veprime për të revokuar trajtimin preferencial të Hong Kongut si një territor i veçantë doganor dhe udhëtimi nga pjesa tjetër e Kinës”, shtoi ai.
Kongresi Popullor i Kinës, organi më i lartë legjislativ i vendit, miratoi zyrtarisht të enjten legjislacionin e sigurisë në Hong Kong. Aktivistët shprehin frikë se ky do të përdoret nga Pekini për t’i shtypur kundërshtimet në territor.
Hong Kongu, një rajon gjysmautonom në Kinë që nga viti 1997, vitin e kaluar u përfshi nga protesta disamujore kundër një vendimi për të legalizuar ekstradimin në territorin e Kinës.
Trump tha se me zbatimin e ligjit të diskutueshëm, Pekini “imponoi në mënyrë të njëanshme kontrollin mbi sigurinë e Hong Kongut”.
“Të pretendosh se sistemi ligjor i përmirësuar dhe mekanizmat e zbatimit që synojnë një pakicë jashtëzakonisht të vogël të kriminelëve që do të ndiqen nga ligji i sigurisë kombëtare minon liritë e njerëzve të Hong Kongut, është thjesht e gabuar”, tha zëdhënësi i qeverisë së Hong Kongut.
“Çdo vend ka legjislacion në fuqi për të mbrojtur sigurinë kombëtare, përfshirë SHBA-në”, shtoi ai.
Qeveria e Hong Kongut tha se legjislacioni i ri “synon vetëm aktet dhe aktivitetet që rrezikojnë sigurinë kombëtare”.
“Pesë parimet themelore të legjislacionit janë në mënyrë të vendosur ruajtja e sigurisë kombëtare, mbrojtja dhe përmirësimi i një vendi, dy sistemeve”, shtohet në deklaratë./AA/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...