Hong Kongu është vërshuar pas reshjeve më të mëdha të shiut për pothuajse 140 vjet, duke përmbytur rrugët e qytetit e disa stacione të metrove dhe duke detyruar mbylljen e disa shkollave.
Autoritetet në qendrën e teknologjisë kineze në Shenzhen, regjistruan reshjet më të mëdha të shiut që kur nisi regjistrimi i tyre më 1952.
Ndryshimet klimatike kanë intensifikuar stuhitë tropikale, kanë thënë ekspertët, duke shkaktuar shira dhe erëra më të fuqishme që po shkaktojnë dëme të mëdha.
Reshjet e shiut në Hong Kong nisën të enjten dhe autoritetet thanë se regjistruan 158.1 milimetra reshje në orë, që është vlera më e lartë që kur nisën regjistrimet më 1884.
Autoritetet lëshuan paralajmërimin për vështrime, ndërkaq ekipet e shpëtimit u përfshin në operacione të shpëtimit në disa zona.
“Banorët që jetojnë afër lumenjve duhet të jenë të vetëdijshëm për kushtet e motit dhe duhet ta shqyrtojnë mundësinë e evakuimit të tyre”, tha vëzhguesi për motin në Hong Kong./euronews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...