Hong Kongu ka miratuar uljen e kufirit të moshës për vaksinën kundër koronavirusit.
Vaksina kineze Sinovac është aprovuar për fëmijët nga 3 deri në 17 vjeç, duke ndjekur kështu fushatën më të gjërë për të nxitur 7.5 milionë banorët e saj që të vaksinohen, transmeton portal arbresh.info
“Adoleshentëve të moshës 12 deri në 17 vjeç do t’u jepet përparësi për të marrë vaksinën CoronaVac, me synimin për t’u shtrirë tek fëmijët e një grupmoshe më të vogël në një fazë të mëvonshme,” tha në një deklaratë Sekretarja për Ushqimin dhe Shëndetin (SFH) e Hong Kongut, Sophia Chan.
Sipas deklaratës së lëshuar nga autoritetet, konsiderohet se përfitimet e miratimit të zgjatjes së përshtatshmërisë së moshës për t’u vaksuniar nga mosha tre deri në 17 vjeç “i tejkalojnë rreziqet”.
Zgjatja e përshtatshmërisë së moshës vjen pasi fushata e vaksinimit në qendrën financiare aziatike, e cila filloi në shkurt, ka mbetur prapa shumë ekonomive të tjera të zhvilluara, me rreth 67% të popullsisë të vaksinuar me dy injeksione ose nga Sinovac ose nga BioNTech e Gjermanisë./reuters/ arbresh.info/
Zëvendës Sekretari i Shtetit mbërrin në Shqipëri, Verma: Pei...
Yamal: Shpresoj të rinovoj, Barça është klubi i jetës sime
Qyteti i Malibu u bën thirrje banorëve të përgatiten për eva...
Ambasada e SHBA: Shqipëria përfshihet në programin e MCC për...
Hodhi shishe qelqi drejt një personi dhe u largua, arrestohe...
Lopetegui shkarkohet nga posti i trajnerit të West Hamit