Policia e Hong Kongut përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në distriktin e Kowloon-it.
Më herët gjatë ditës policia kufizoi ndjeshëm shërbimin e transportit drejt aeroportit, në një përpjekje për të parandaluar zhvillimin e protestave atje këtë fundjavë.
Hyrja në terminale lejohej vetëm për ata që ishin të pajisur me biletë.
Fundjavën e kaluar demonstruesit bllokuan rrugët për në aeroport dhe shkaktuan trazira në stacionet e trenit.
Në muajin gusht protestuesit hynë në terminalet e aeroportit të Hong Kongut gjë që çoi në mbylljen tij. Kina e cilësoi këtë një “akt shumë pranë terrorizmit”.
Në fillim të kësaj jave, udhëheqësja e Hong Kong-ut Carrie Lam njoftoi se qeveria e saj do të tërhiqej zyrtarisht nga projekligji që mundësonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut për t’u përballuar me procese gjyqësore në Kinë.
Projektligji u bë shkak për protesta masive në qershor. Që nga ajo kohë qëllimi i protestave është zgjeruar duke përfshirë kërkesat për demokraci të plotë. Protestuesit kanë bërë thirrje gjithashtu për një hetim të pavarur rreth akuzave për brutalitet të ushtruar ndaj protestuesvenga ana e policisë, lirimin e pakushtëzuar të të ndaluarve gjatë protestave, dhënien fund të etiketimit të protestave si trazira si dhe krijimin e mundësive për t’i zgjedhur vetë drejtuesit e qytetit.
Shumë banorë të Hong Kongut kanë frikë se autonomia e qytetit po zhduket nën sundimin e Pekinit.
Kina thotë se Hong Kongu është një çështje e brendshme dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkura e Britania për inkurajimin e trazirave.
Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila u takua në Kinë me Presidentin Kinez Xi Jinping dhe Kryeministrin LI Keqiang tha të shtunën se u kishte kërkuar atyre që të mbanin një qasje jo të dhunshme ndaj protestuesve.
“Mbrojta idenë se konfliktet duhet zgjidhen pa dhunë dhe se çdo qasje tjetër do të ishte katastrofë” tha zonja Merkel./VoA/
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...
U akuzua që nuk solli njohje të reja, Kurti: Nuk i kemi prem...