Google ADS

Hong Kong, rritje rekorde e rasteve ditore me COVID-19

19:54 | 19 Korrik 2020
Arbresh.info

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam në një konferencë për media njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 100 raste me COVID-19.

Në rajonin special administrativ të Kinës, Hong Kong, është shënuar numri më i lartë i rasteve ditore me koronavirusin e ri (COVID-19) që nga fillimi i pandemisë.

Sipas lajmit të “South China Morning Post”, shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam në një konferencë për media njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 100 raste me COVID-19.

Ajo duke theksuar se situata “me të vërtetë është kritike dhe nuk ka shenja se është vënë nën kontroll”, shtoi se punonjësit zyrtarë do të punojnë nga shtëpia.

Lam tregoi se kanë sjellë detyrim për mbajtjen e maskave në hapësirat e brendshme publike ndërsa premtoi se do të bëhen 10 mijë teste në ditë.

Në Hong Kong pas një kohe të shkurtër baret, palestrat dhe klubet ishin mbyllur javën e kaluar.

Sipas faqes së internetit “Worldometer” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, në Hong Kong janë regjistruar 108 raste të reja në 24 orët e fundit ndërsa numri total është rritur në 1.886./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme