Hong Kong ka vendosur një bllokim të përkohshëm ndaj banorëve në pikat e rritjes së infeksionit, ky bllokim është edhe i pari për qytetin në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, qeveria e Hong Kongut kërkon që banorët nga lagjet pranë Jordanisë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i nënshtrohen testimit të detyrueshëm të rregulluar nga vet qeveria, transmeton arbresh.info
Jordania, në gadishullin Kowloon, është një zonë e dendur me plot apartamente, biznese dhe restorante shumëkatëshe. Zona e mbylljes përfshinë edhe Temple Street, që është shtëpia e tregut të natës, i njohur për turistët.
“Rreth 10,000 banorë janë të prekur nga ky bllokim,” ka thënë zyra për informim të qeverisë për CNN.
Banorëve nga ndërtesat në zonën e caktuar u ndalohet të largohen nga shtëpitë e tyre deri në përfundim të testimit. Qeveria thotë se testimi i detyrueshëm pritet të zgjasë 48 orë.
Hong Kong së fundmi regjistroi 61 raste me koronavirus, duke përfshirë dhe 55 transmetime lokale./arbresh.info/
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...