Me mijëra vetë janë mbledhur sërish në Hong Kong përpara zyrave qeveritare, megjithëse ekzekutivi e pezulloi për momentin projektligjin e ekstradimeve në Kinën kontinentale, i cili është shkaku i kësaj dallge të indinjatës popullore.
Krerët e protestës kërkojnë që nga ky pan të hiqet dorë përfundimisht. Disa madje kanë kërkuar dorëheqjen e shefes së ekzekutivit, Carrie Lam.
Shumë prej protestuesve mbanin në dore pankarta ku akuzohej Kina për “vrasjen” e rezidenteve të Hong Kongut; të tjerë përcillnin mesazhe mbështetje për të lënduarit gjatë trazirave.
Qeveria e Kinës pretendon se projektligji i propozuar për ekstradimet do ta bënte vendin më të pasigurt për kriminelët, por kritikët këmbëngulin se kjo do të ndikonte drejtëpërdrejtë në pavarësinë e gjyqësorit.
Hong Kongu ka qenë koloni britanike, por u kthye nën sundimin kinez më 1997, nën parimin “një shtet, dy sisteme”. Ndryshimet në projektligj do të mundësonin që kërkesat për ekstradim nga autoritetet e Kinës, Taivanit dhe Makaut, të vendosen nga gjykatat e Hong Kongut.
Ky propozim vjen pas një rasti të profilit të lartë ku një qytetar i Hong Kongut vrau të dashurën e tij gjatë pushimeve në Taivan dhe nuk u arrit të ekstradohej.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...