Policia e Hong Kongut ka arrestuar 336 persona gjatë një proteste për festën e Krishtlindjes, njoftuan zyrtarët të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë Kwok Ka-chuen tha se 92 gra u arrestuan në periudhën nga e hëna deri të enjten. Kështu, që nga fillimi i protestave në Hong Kong në qershor të këtij viti, numri i personave të arrestuar ka arritur në afro 7,000, përfshirë një numër të madh studentësh.
Demonstruesit, shumë me kapele të Baba Dimrit u përleshën me policinë gjatë Krishtlindjeve, duke paralajmëruar protesta të reja për Vitin e Ri.
Kwok dënoi sulmet e tyre ndaj qytetarëve të zakonshëm në qendra tregtare dhe restorante, si dhe shkatërrimin e infrastrukturës publike, si stacionet e metrosë, bankat dhe rrjeti i energjisë.
“Synimi i tyre është të heshtin ata që përfaqësojnë këndvështrime të ndryshme dhe të terrorizojnë publikun. Kushdo që nuk pajtohet me ta do të përballet me dhunë”, tha Kwok.
Protestuesit kanë thyer dritaret në qendrat tregtare, ndaj të cilës policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe arrestime.
Protestat që kërkojnë të drejta më të mëdha demokratike nuk tregojnë asnjë shenjë të zbehjes, as edhe pas fitores bindëse të kandidatëve antiqeveritar në zgjedhjet e rretheve në fillim të këtij muaji.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...