Një nga udhëheqësit e protestës së Hong Kongut ka njoftuar angazhimin e tij në politikë. Joshua Wong tha se kjo është mënyra më e mirë për të shprehur pikëpamjet politike. Ai kërkoi që të mos pengohet nga autoritetet kineze.
Joshua Wong tha sot (të shtunën) se do të garojë për zgjedhjet lokale të këshillit të distriktit që mbahen në nëntor.
“Të hysh në këtë garë është mënyra më e moderuar më paqësore e më racionale për të shprehur bindjet politike. Nëse ata pengojnë aktivistë të rinj si unë që të garojnë, duhet të paguajnë dhe çmimin”, thotë aktivisti pro-demokracisë Joshua Wong.
“Është koha që perandori Xi Jinping të jetë i vetdijshëm se kjo është beteja jonë, qoftë në fushë-betejë, në komunitetin tonë, në rrugë apo në nivel ndërkombëtar”, tha ai.
Joshua Wong e bëri njoftimin përpara marshmit në përkujtim të përvjetorit të pestë të të ashtuqujturës protesta e ombrellave, gjatë së cilës protestuesit qëndruan në rrugë për dy muaj duke kërkuar zgjedhje të lira. Megjithatë përpjekjet e tyre dështuan.
Tashmë në Hong Kong po zhvillohen protesta prej rreth një muaji të cilat përgjithësisht organizohen në fundjavë. Zakonisht ato fillojnë si demostrime paqësore e përfundojnë me përleshje mes protestuesve e policisë./voa/
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...