Presidenti francez, François Hollande kërkoi sot, pas mbërritjes në Singapor, etapa e parë e turneut të fundit ndërkombëtar gjatë mandatit të tij, intensifikimin e marrëdhënieve mes Evropës dhe Azisë përballë izolimit amerikan.
“Kërkoj që ne të intensifikojmë shkëmbimet tona, marrëveshjet tona tregtare, politike dhe kulturore”, deklaroi për shtypin presidenti francez, Francois Hollande, i cili do të vazhdojë këtë turne të martën në Malajzi dhe të mërkurën në Indonezi.
“Kjo është shumë e nevojshme sepse ka një rishfaqje të proteksionizmit, izolimit dhe akuzave për gjithçka mund të jenë institucionet ndërkombëtare”, theksoi ai në një referim transparent për Amerikën e Donald Trump.
Gjithashtu, sipas François Hollande, Evropa duhet t’i drejtohet Azisë për t’i thënë se ne kemi shumë gjëra për të bërë së bashku, shumë për të mbrojtur dhe shumë për të promovuar.
“Franca dhe Azia ndajnë të njëjtin koncept përsa i përket pavarësisës dhe sigurisë dhe Parisi, në kontekstin strategjik do të jetë përkrah partnerëve aziatikë , veçanërisht përsa i përket mbrojtjes”, theksoi Hollande.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin