Google ADS

Hollandë: Shtetrrethimi mbetet në fuqi

00:27 | 17 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Gjykata Hollandeze e Apelit pezulloi verdiktin e kaluar sot nga gjykata në Hagë, e cila urdhëroi qeverinë të anulonte shtetrrethimin e vendosur me qëllim të parandalimit të epidemisë së koronavirusit.

“Kjo do të thotë që ora e ndalimit në orën 9 pasdite mbetet në fuqi,” njoftoi televizioni hollandez NOS, transmeton portal arbresh.info

Gjykata e apelit donte të parandalonte “efektin yo-yo”, tha gjykatësi në pritje të seancës të premten, kur gjykata duhet të vendosë nëse do të lejojë shtetrrethimin të vazhdojë deri në 2 mars ose ta anulojë atë.

Kryeministri Mark Rutte ka reaguar në mediat sociale duke theksuar se “ora policore është e vlefshme”.

Gjykata në Hagë i kërkoi qeverisë më herët sot të anulojë shtetrrethimin.

Gjykata vuri në dukje se “ora e ndalimit është një shkelje e thellë e së drejtës për lirinë e lëvizjes dhe privatësisë” dhe se është e nevojshme të merren vendime të tilla me shumë kujdes.

Në fillim të muajit shkurt, qeveria holandeze e zgjati shtetrrethimin deri më 2 mars.

Shtetrrethimi me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit, i prezentuar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka shkaktuar protesta të mëdha në Holandë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme