Presidenti francez, Fransua Holond tha se do të mbështetë kandidatin Emanuel Makro në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.Kandidaten e Frontit Kombëtar, Marinë Le Pen e cilësoi një rrezik për vendin.
Ashtu siç paralajmëroi më herët, presidenti francez, Fransua Hollande zgjodhi kandidatin e tij për ta mbështetur në garën për drejtimin e pallatit Elize. Në një dalje publike ai i bëri thirrje votuesve franceze që të refuzojnë kandidaten e së djathtës ekstreme, Marinë Le Pen dhe të mbështesin Emanuel Makro. Këta dy kandidatë do të përballen me njëri-tjetrin me 7 maj për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.
Hollande tha se një fitore e së djathtës ekstreme mund të dëmtojë vendin. “Ajo që është në rrezik është përbërja e Francës, uniteti i saj, anëtarësia e saj në Evropë dhe vendi i saj në botë”, u shpreh kreu i Pallatit Elize. Ndërsa më tej ai theksoi se vendi nuk mund të mbështetë programin e Le Pen.
“Historia e saj e gjatë, metodat e saj, lidhjet me grupet ekstremiste kudo në europë, por mbi të gjitha pasojat që do kishte aplikimi i programit të saj në jetën e vendit tonë. Për këtë është e pamundur që të heshtim, nuk mund të fshihemi në indiferencë. Kërkohet mobilizim dhe qartësi. Unë do të votoj për Emanuel Macro”, tha Hollande në Pallatin Elize.
Ndërkohë, më tej presidenti francez nënvizoi se “përballë kërcënimit terrorist, ekstremi i djathtë do të përçante më shumë Francën dhe do vendoste në diskutim principet e Republikës.
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita