Një shpërthim i ka dëmtuar dritaret e një qendre të testimit për Covid-19 në pjesën veriore të Holandës, tha të mërkurën policia e këtij vendi.
Qendra e testimit në qytezën Bovenkarspel nuk ishte e hapur në kohën kur ndodhi shpërthimi, thanë autoritetet, duke njoftuar se incidenti ndodhi në orën 6 e 55 minuta të mëngjesit.
Pas dyshimeve se shpërthimi mund të ishte sulm me bombë që e kishte për cak qendrën e testimit, policia i bllokoi rrugët dhe filloi të kërkonte për materiale tjera të mundshme shpërthyese në zonë.
“Nuk e dimë ende se çfarë ka shpërthyer. Së pari rastin duhet ta hetojnë ekspertët e shpërthimeve”, tha zëdhënësi i policisë, Menno Hartenberg.
Në janar, holandezët protestuan kundër masave izoluese në vendin e tyre dhe e sulmuan një qendër testimi për Covid-19 në qytezën Urk, shkruan Anadolu.
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...